Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Barcelona arrin fitoren numër 9, thellohet epërsia e pikëve ndaj Real e Atletico

nga Venera Grabanica20 tetor 2024
​Barcelona arrin fitoren numër 9, thellohet epërsia e pikëve ndaj Real e Atletico

Futbollistët e Barcelonës kanë përmbyllur xhiron e dhjetë të La Ligës me fitore të thellë ndaj skuadrës Sevilla me rezultatin 5:1.

Katalanasit në këtë mënyrë kanë shtuar diferencën ndaj rivalëve në garën për titullin e ri – Real Madrid dhe Atletico Madrid – në gjithsej tri, përkatësisht shtatë pikë në renditjen tabelare.

Robert Lewandovski nisi serinë e golave për Barcelonën në minutën 28, për të thelluar epërsinë e skuadrës katalanase Pedri katër minuta më vonë dhe serish golin drejt rrjetës kundërshtare e gjeti sulmuesi polak në minutën 39.

Në pjesën e dytë skuadra vendëse arriti edhe dy gola në portën kundërshtare përmes Pablo Tore në minutat 82 dhe 88, teksa golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Stanis Idumbo tre minuta para përfundimit të takimit. Pas kësaj humbjeje, skuadra Sevilla renditet e 12-ta në tabelë me 13 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →