Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Banori i Tetovës: Nuk kemi asnjë informacion për gruan time dhe të vëllait

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021

Një qytetarë nga Tetova thotë se nuk ka asnjë informacion për bashkëshorten tij dhe bashkëshorten e vëllait të tij, të cilat kanë qenë në autobusin e aksidentuar në Bullgari, përcjell TV21.
Nga kjo familje ankohet se agjencia por edhe institucionet shtetërore nuk japin informacione, ndërkaq njoftojnë se kanë kontaktuar edhe autoritetet bullgare, ku vetëm u është thënë se 7 pacientë po trajtohen në spital.

Ndërkohë, ankesa për mos marrje të informacioneve për familjarët e tyre ka edhe nga persona të tjerë. 
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →