Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Banorët bllokojnë rrugën Vushtrri-Skënderaj

nga E.Bullaku22 gusht 2021

Banorët e fshatrave Novolan, Bruznik, Dubovc dhe Beqiq, kanë vendosur që të dielën ta bllokojnë rrugën Vushtrri-Skënderaj, në shenjë proteste për moskompensimin për pronat e tyre, të cilat janë marrë në ndërtim të kësaj rruge.
Sipas këshillit organizativ të katër fshatrave, kjo rrugë ishte ndërtuar në vitin 2008 në prona private dhe asnjëherë nuk janë kompensuar. Ata thonë se tash e sa vite iu kanë drejtuar ministrive por janë anashkaluar.
Protesta e banorëve  do të jetë paqësore dhe do të nis nga ora 11:00, në fshatin Dubovc, në vendin e quajtur te lagjja e “manoveve”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →