Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani vazhdon me fitore në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps

nga R10 gusht 2023
Ballkani vazhdon me fitore në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps

Kampioni i Kosovës, Ballkani ende nuk di për humbje në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku sot e mposhti skuadrën e Lincoln Red Imps.

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Lincoln Red Imps, e vlefshme kjo për raundin e tretë kualifikues së Ligës së Konferencës.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani e ka mposhtur 2:0 Lincoln Red Imps.

Gjithçka u vendos brenda tre minutave, ku fillimisht Meriton Korenica shënoi për 1:0 në minutën e 59′, kurse Lorenc Trashi thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 62′ të ndeshjes.

Ballkani fiton si vendas pas një paraqitje tejet të mirë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshjen e kthimit kundër Lincoln Red Imps e zhvillon në Gjibraltar në stadiumin “Victoria” më i 17 korrik me fillim nga ora 18:00.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Ballkanit. /kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →