Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ballkani bën hapin e madh drejt raundit tjetër

nga Venera Grabanica22 korrik 2025
Ballkani bën hapin e madh drejt raundit tjetër

(Lajm i përditësuar)

Ballkani bën hapin e madh drejt raundit tjetër

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani fitoi 4:2 ndaj skuadrës nga Malta, Floriana. Ballkani llogaritej favorit dhe nuk lejoi befasi.

Me fitoren me dy gola dallim, ekipi suharekas ka bërë hap të madh drejt raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit është të enjten e javës së ardhshme në Paola të Maltës.


Pjesa e dytë, Ballkani:Floriana

Problemi me rrymën që zgjati për disa minuta në “Fadil Vokrri” u rregullua dhe më pas nisi pjesa e dytë mes Ballkanit dhe Florianas.

Skuadra nga Suhareka po udhëheq 3:2 në ndeshjen për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Ballkani:Floriana, ndalet energjia elektrike

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League mes nënkampionit të Kosovës, Ballkanit, dhe skuadrës malteze Floriana.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, papritur është ndalur energjia elektrike, duke lënë stadiumin në errësirë të plotë. Ky ndërprerje e rrymës ka befasuar jo vetëm futbollistët dhe stafin teknik, por edhe shikuesit që po ndiqnin ndeshjen nga tribuna.


Pjesa e parë e sfidës mes Ballkanit dhe FC Florianës në raundin e dytë të UEFA Conference League ka qenë një festival i vërtetë golash, me plot pesë realizime të shënuara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ishin mysafirët nga Malta që e hapën serinë e golave. Në minutën e 8-të, Grech zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Florianën në epërsi. Ballkani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me golin e sulmuesit Arbër Tolaj.

Por miqtë rikthyen epërsinë në minutën e 25-të me golin e Jah, duke e çuar rezultatin në 1-2. Megjithatë, gëzimi i Florianës zgjati vetëm tri minuta, pasi në minutën e 28-të, Adetunji shënoi për 2-2 dhe riktheu ekuilibrin.

Epërsia erdhi për herë të parë për suharekasit në minutën e 32-të, kur Arbër Tolaj realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin, duke përmbysur gjithçka në vetëm pak minuta.

Përballja mbetet e hapur dhe interesante, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të përcaktojnë fatin e kësaj ndeshjeje emocionuese në kuadër të Ligës së Konferencës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →