Bajrami: Berishaj i dyshuar për mafinë energjetike, e shoqëron ende Kurtin
(Lajm i përditësuar)
LDK e bindur për fitore, ‘Vija të kuqe Kurtit e VV-së’
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja ka vendosur vija të kuqe për Kryeministrin Albin Kurtin dhe subjektin e tij politik, LVV-në.
Ajo u shpreh e bindur se në këto zgjedhje LDK-ja do të dalë e para.
”Vijë te kuqe edhe Kurtit edhe LVV-së, ata janë një nuk ekzistojnë njëri pa tjetrin. Ne dalim të parët kusht e kemi zbatimin e planit rruga e re, normalisht që koaliconi i ardhshem duhet me i pas 80 vota sepse pas 1 viti është në pyetje zgjedhja e presidentit të ri. Me rendësi është se kush e udhëheq qeverinë, ne jemi të sigurt se do të dalim të parët”, tha Bajrami.
Bajrami: Zemra që po i kërkon 500 mijë zemra, më 9 shkurt do të ndahet në 500 mijë copë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha më 9 shkurt Kryeministri Albin Kurti që kërkon 500 mijë vota do të dëshprohet.
Bajrami tutje tha se Kurti po i kërkon 500 mijë vota jo për ta realizuar ndonjë projekt, për ta kapur edhe drejtësinë, po kërkon t’i mbyll edhe mediat,
”Ajo zemra që po i kërkon 500 mijë zemra, por jam e sigurt që zemra e tij do të ndahet në 500 mijë copë. Ata do e marrin përgjigjen. Në zgjedhjet e viti 2021 ata kanë dalë kanë thënë se nuk na lanë me qeverisë. Po sot Albin Kurti nuk është në gjendje me dalë me i thonë 3 gjëra që i ka bërë. Ai po i kërkon 500 mijë vota jo për ta realizuar ndonjë projekt, për ta kapur edhe drejtësinë, po kërkon t’i mbyll edhe mediat, po kërkon që mos të ketë fjalë dhe mendim të lirë”, tha Bajrami.
Bajrami: Berishaj i dyshuar për mafinë energjetike, e shoqëron ende Kurtin
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se ambasadori Martin Berishaj ka lidhje me mafinë energjetike ndërkohë që vazhdon të shoqërojë kryeministrin Kurti dhe ka marrë të hyra nga GEN-i i Serbisë.
”Martin Berishaj që e ka marrë nënshtetësin për 24 orë, është caktu ambasdor prej Republikës së Kosovës ka fotografi me kryeministrin edhe sot e kësaj dite duke qenë në hetime si i dyshuar i lidhur me mafinë energjetike e shoqëron edhe sot kryeminsitrin Kurtin ka marrë të hyra prej GEN-it të Serbisë”, tha Bajrami.
Bajrami për aferat korruptive: Nuk pres nga Rizvanolli që ia udhëheq tjetër kush ministrin me pranu fajin
Kandidatja për deputete nga LDK-ja Hykmete Bajrami ka thënë se në Qeverinë Kurti ka pasu afera të shumta korruptive, me theks të veçantë ka përmendur aferën korruptive në KEK,
Lidhur me këtë, u përmend edhe deklarata e Ministres së Ekonomisë Artane Rizvanollit të bërë disa ditë më parë në “Click” e cila ka mohuar se ka pasur aferë korruptive gjatë 4 viteve.
”Nuk kisha prit që ministrja ka qenë në grupin e Watsappit e të cilës dukej Ministrin nuk e ka udheheqë vet po ja kanë udhehq disa të tjerë nga zyrat e VV-ës me pranu fajin”, tha Bajrami.
LDK premton rritjen e pagave dhe barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka folur për angazhimin e LDK-së për një menaxhim më të mirë të buxhetit të Kosovës, duke propozuar që ai të shpenzohet gjatë gjithë vitit dhe të sigurohen rritje të pagave dhe përfitime për qytetarët.
Bajrami theksoi se asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 150 euro dhe se do të ofrohen barna falas për personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike.
”E para ne mendojmë që buxheti i Kosovës duhet me u shpenzu gjatë 12 muajve. Ne ndoshta nuk do të jemi qeveria që nuk do te ju japim nga 100 euro, por ne jemi qeveria që u rrisim pagën në fillim të mandatit javën e parë për 200 euro. Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ultë se 150 euro, jemi zotu edhe për barrna falas për ata me sëmundje kronike për mbi 65 vjeç”, tha Bajrami.
Bajrami: Atë se çka e tha Grenelli e ka thënë më herët Hovenier
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratat e Emisarit për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, i cili ditë më parë ka thënë se ”Mos u mashtroni nga Kurti kur thotë se është i afërt me SHBA-të”.
Bajrami tha se deklaratat e tilla janë shqetësuese.
”Deklarata e Grenellit në një mënyrë tjetër është thënë nga ambasadori Hovener, i cili ka përdor fjalor të drejtëpërdrejt. Unë e konsideroj që deklarata e Grenellit ka qenë një zgjatim i saj”, tha Bajrami.
Bajrami: Edhe si opozitë, LDK ka lobuar për heqjen e masave dhe pranimin e Kosovës në KiE
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka theksuar angazhimin e LDK-së, edhe gjatë kohës kur ishte në opozitë, për heqjen e masave për Kosovën dhe për pranimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Ajo tha se se LDK ka lobuar vazhdimisht për të arritur këto qëllime dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me administratën e Trump dhe raport të mirë me atë të Biden.
”Ne edhe si opozitë kemi lobuar që t’i hiqen masat Kosovës, kemi lobuar dhe kemi punuar vazhdimisht që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës. Kemi kontakte me adiminstraten Trump, kemi pasur raporte të mira me adminstraten Biden”, tha Bajrami.
LDK planifikon rritjen e buxhetit dhe investime kapitale prej 1.2 miliardë euro për secilin vit
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se një nga prioritetet e partisë është rritja e buxhetit të Kosovës deri në 5 miliardë euro deri në fund të mandatit.
”Ne kemi në program, kemi thënë që deri në fund të mandatit buxheti do të bëhet 5 miliardë euro është e mundshme. Ne kemi paraparë që të kemi 1.2 milardë euro investime publike, investime kapitale për secilin viti, kemi parë që këto investime në mas të madhe të kryhen me rritjen e borxhit publik”, tha Bajrami.
Bajrami tutje ka shtuar se LDK-ja në programin e saj e ka paraparë që disa projekte të kryhen përmes disa huave.
Bajrami: Jemi shumë të sigurt që pas 9 shkurtit, Abdixhiku do të jetë kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka shprehur besimin e plotë se pas datës 9 shkurt, Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministri i Kosovës.
”Jemi shumë të sigurt që pas 9 shkurtit Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër”, tha Bajrami.
Bajrami tutje ka komentuar edhe deklaratat e Qeverisë Kurti se Kosova ka pasur zhvillim të hovshëm ekonomik për dallim nga Gjermania e cila sipas tyre është në recession.
”Cfarëdo krahasimi të ekonomisë se Kosovës me bë është ofendim. Ekonomia e Gjermanisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës. Ekonomia e Gjermanisë edhe kur është në recenssion është më e fort se e Kosovës.”, tha Bajrami.
Bajrami: Votuesit do të japin verdiktin final, jo tubimet me autobusë
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratat se LDK-ja po bart me autobus njerëz nepër tubime për t’i mbushur sallat.
Ajo tha se verdiktin përfundimtar do ta jep qytetari me votë të dielen.
”Partitë mund të mbledhin njerëz edhe me autobus, por me votu duhet vetëm në një qytet”, tha Bajrami teksa shtoi se sot ka takuar disa mërgimtarë ”të cilët kanë ardhë për të votuar LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit”.
Bajrami: Historia e vitit 2021 nuk do të përsëritet asnjëherë
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se historia e zgjedhjeve të viti 2021 nuk do të përseritet.
”Historia e vitit 2021 nuk do të përseritet asnjëherë më në zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ne kemi pasur një parti politike e cila ka qenë konsistente në të pavërtetat e tyre për 15 vite në opozitë dhe sisi arriti t’i bindi qytetarët se nëse ata vinë në pushtet do sjellin mrekullira”, tha Bajrami./21Media











