Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Babi më herët foli me gjyshen e gjyshin, ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e Pavarësisë”

nga Egzona Mehmeti17 shkurt 2022

Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endriti u shpreh se babai i tij nuk ishte në shtëpi, në luftë, në paqe, në shtet të pavarur e as sot, kur Kosova feston 14 vjetorin e Pavarësisë.
Endriti theksoi se ky është çmimi i lirisë, shkruan rtv21.tv
Përmes një imazhi, të publikuar në Instastory, ai bëri të ditur se Thaçi më herët foli me prindërit e tij dhe shtoi se u uroi të gjithëve 14 vjetorin e Pavarësisë.

Edhe sivjet, Hashim Thaçin, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe krerët e organizatës së OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, festa e Pavarësisë i gjeti larg vendit dhe familjes.
Ky është përvjetori i dytë që Thaçi dhe të tjerët e festojnë ditën e Pavarësisë në Hagë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →