Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

nga Kaltrina Berila20 qershor 2025
Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova. Ai ka thënë se njëjtë sikurse në dimër, edhe në verë, qytetarët e kësaj Komune po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Azemi ka thënë se s’ka një sqarim për këtë mungesë energjie elektrike dhe shton se Ferizaj duke qenë qendër ekonomike, bizneset po pësojnë humbje të mëdha nga mungesa e rrymës.

Postimi i plotë:

Si në dimër, si në verë, qytetarët e Ferizajit po përballen me mungesë të rrymës.

Sot dhe dje, qytetarët dhe bizneset nuk kanë pasur rrymë, pa asnjë shpjegim.

Duke qenë që Ferizaji është qendra e dytë ekonomike në Kosovë – me një numër të madh të bizneseve, sidomos atyre prodhuese – ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës iu shkaktojnë humbje të mëdha bizneseve në qytetin tonë.

Kam propozuar ndërtimin e Centralit me gaz amerikan në Ferizaj, e që do të garantonte furnizim stabil me energji për komunën tonë dhe të gjithë vendin.

Një investim që sjell siguri energjetike, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →