Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Avokatët e Berishës kërkesë SPAK, kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit për pjesëmarrjen në Kuvend

nga Kaltrina Berila16 janar 2024
Avokatët e Berishës kërkesë SPAK, kërkojnë lirimin e ish-kryeministrit për pjesëmarrjen në Kuvend

Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Posaçme, përmes të cilës kërkojnë që Berisha të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues, për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Kërkesa është bërë dje, e hënë 15 janar, ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai për të pranuar ose jo atë.

Ish-kryeministri, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë kjo që u vendos nga prokurorët pasi theu masën e detyrimit të paraqitjes për 3 herë rresht.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →