Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Automjeti i ambasadës ruse, aksidentohet në Tiranë, vdiq një shtetas rus

nga B G12 maj 2023
Automjeti i ambasadës ruse, aksidentohet në Tiranë, vdiq një shtetas rus

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 23:10 në Tiranë.

Siç njofton policia makina e ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Personi që ka vdekur është shtetasi rus S. M., 36 vjeç, i cili ishte pasagjer.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →