Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asgjë e dyshimtë në Aeroportin e Prishtinës, njësitet policore tërhiqen nga zona

nga B G26 mars 2023
Asgjë e dyshimtë në Aeroportin e Prishtinës, njësitet policore tërhiqen nga zona

Pas dyshimeve për shpërthim në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, policia njofton se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, tha Ahmeti.

Dyshohet për shpërthim të mundshëm në Aeroportin “Adem Jashari”, deklarohet policia

Policia  e Kosovës ka pranuar informatë sonte rreth orës 21:00  për një shpërhtim të mundhsëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për protalin rtv21.tv tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →