Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arsenali në finale me Chelsean

nga Egzona Mehmeti23 prill 2017

Arsenali e mposhti Manchester Cityn duke shkuar në finale të Fa Cup

Skuadra e Arsenali sot arriti të shënojë fitore përballë një kundërshtari siç është Manchester City. Kuq e bardhët e mundën Cityn me rezultat 2:1, nga loja e cila shkoi dy herë në vazhdime, shkruan rtv21.tv

Fillimisht ishte skuadra mysafire ajo që kaloi në epërsi. Golin e epërsisë për Cityn e shënoi Sergio Aguero në minutën e 62-të të takimit, derisa vendasit arritën të barazojnë 10 minuta më vonë, në minutën e 72-të, përmes golit të Nacho Monrealit.

Ndërsa, disa minuta më vonë, kur loja shkoi në vazhdime, përsëri shënoi Arsenali, përmes golit të Alexis Sanchezit në minutën e 101-të, i cili e kaloi ekipin në epërsi edhe ia siguroi fitoren e sotme.

Ndryshe, me këtë fitore Arsenali shkoi në finale të FA Cup ku do të ndeshet me Chelsean./21Media

https://youtu.be/nwgs8rAVEec?t=2

https://youtu.be/Y6uE6eRXTMQ?t=3

https://youtu.be/7b7VFU8A4no?t=1

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →