RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Arsenali e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

nga Venera Grabanica16 shtator 2025
​Arsenali e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka startuar me këmbë të mbarë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 2-0 ndaj Athletic Bilbaos. Pas një pjese të parë pa gola, londinezët gjetën rrugën e fitores në fraksionin e dytë të lojës.

Gabriel Martinelli zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Më pas, Leandro Trossard vulosi gjithçka në minutën e 87-të, duke realizuar golin e dytë që i siguroi Arsenalit tre pikët e para në grup.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSV Eindhoven pësoi një humbje befasuese në shtëpi kundër Union SG me rezultatin 1-3, duke e komplikuar menjëherë garën për kualifikim.

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Më të fundit

Të gjitha →