Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen në një vilë në Çagllavicë, vazhdon puna për arrestimin e të dyshuarit tjetër

nga Gentrita Xhemajli9 janar 2026
Arrestohet një i dyshuar për grabitjen në një vilë në Çagllavicë, vazhdon puna për arrestimin e të dyshuarit tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar lidhur me një grabitje që ka ndodhur më 26 dhjetor në një vilë në Çagllavicë, teksa hetime po vazhdojnë për arrestimin e të dyshuarit të dytë, shkruan Reporteri.net.

I dyshuar është një 32-vjeçar me inicialet V.B, i cili është dërguar në mbajtje.

“Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë. Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →