Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një burrë, bashkëjetoi me një të mitur

nga Kaltrina Berila1 tetor 2023
Arrestohet një burrë, bashkëjetoi me një të mitur

Dje në Prizren është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë nën 16 vjeç.

“Më 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit-Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, rasti duke u hetuar./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →