Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ardhja e mërgimtarëve dhe dasmat, policia bën apel për kujdes në trafik

nga B G4 gusht 2023
Ardhja e mërgimtarëve dhe dasmat, policia bën apel për kujdes në trafik

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në vozitje.

Ky apel sipas policsë vjen bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik.

“andaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve APELOJMË të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →