Aprovohet marrëveshja për pranim fajësie ndaj Igor Popoviqit, 6 muaj burgim ose 3 mijë euro gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova
(Lajm i përditësuar)
Aprovohet marrëveshja për pranim fajësie ndaj Igor Popoviqit, 6 muaj burgim ose 3 mijë euro gjobë dhe dëbim 2-vjeçar nga Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar marrëveshjen e fajësisë së arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Kjo pas vet ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe vet e ka pranuar fajin pa presion e pa frikë.
Me marrëveshjen e aprovuar, propozohet dënimi prej 6 muaj burgim, i cili zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë, si dhe dënimi plotësues – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për një periudhë prej 2 vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me duar të lidhura, Igor Popoviq niset drejt gjykatës
Është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq.
Ai u pa me duar të lidhura dhe nën përcjelljen e policisë.
Në këtë seancë dëgjimore pritet shqyrtimi i marrëveshjes për pranim të fajësisë së arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Igor Popoviq del para gjykatës për marrëveshjen e fajësisë
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të mbajë sot seancën dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes së pranimit të fajësisë ndërmjet Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Igor Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do të shqyrtohet nga trupi gjykues gjatë seancës.











