Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ancelotti: Tchouameni ka cilësitë për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë

nga B G22 dhjetor 2023
Ancelotti: Tchouameni ka cilësitë për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se mesfushori francez, Aurelien Tchouameni i ka të gjitha cilësitë për të qenë ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Ancelotti po detyrohet të luajë me Tchouamenin në mbrojtje, pasi që Alaba dhe Militao kanë pësuar lëndime të rënda në ligamentet e tyre.

“Tchouameni i ka të gjitha cilësitë për të qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë. Jam i sigurt që ai do të nervozohet për këtë gjë, por ai është një mbrojtës i shkëlqyer. Ai mund të luaj si mesfushor dhe si mbrojtës, ai është fantastik”, tha Ancelotti.

ETIKETA:#Futboll#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →