Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ancelotti e konfirmon të ardhmen e Vinicius

nga Venera Grabanica23 maj 2023
Ancelotti e konfirmon të ardhmen e Vinicius

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Vinicius Junior, pas spekulimeve të fundit se ylli brazilian mund të largohet nga gjiganti i La Ligas.

Pavarësisht sukseseve dhe formës fantastike që po e kalon me Realin, Vinicius po përballet thuajse çdo javë me abuzim racor.

Thuhej se Vinicius po e konsideron largimin nga Spanja për shkak të asaj që po e përjeton, ndërsa tani trajneri i tij te Reali ka folur për të ardhmen e ylli brazilian.

Ancelotti përgënjeshtroi zërat se Vinicius po e mendon largimin nga klubi.

“Vinicius Junior nuk është duke e menduar largimin. Ai e do Real Madridin. Ai dëshiron të ketë sukses këtu, Vinicius e di se ky klub është e ardhmja e tij. Ideja është për të qëndruar. Ai dëshiron të luajë te Real Madridi”, tha Ancelotti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →