Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada Gjermane: Kosova storie suksesi e rritur në qëndrueshmëri

nga B G12 qershor 2025
Ambasada Gjermane: Kosova storie suksesi e rritur në qëndrueshmëri

Ambasada e Gjermanisë në përvjetorin e çlirimit të Kosovës ka deklaruar se Kosova është bërë storie suksesi, e rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare. Kështu thuhet në postimin në  rrjetet sociale të Ambasadës së Gjermanisë me rastin e përvjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë, duke siguruar stabilitet dhe siguri në Kosovë. Siç e ka thënë edhe Lord Roberton, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ‘qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të futej dhe refugjatët të ktheheshin”, thuhet në njoftim.

“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është bërë një storie suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare. Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke mbështetur rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë”, thuhet tutje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →