Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada citon Escobarin: Kemi sfida në marrëdhëniet bilaterale, por mbështetja për Kosovën është e palëkundur

nga Kaltrina Berila16 mars 2024
Ambasada citon Escobarin: Kemi sfida në marrëdhëniet bilaterale, por mbështetja për Kosovën është e palëkundur

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke treguar për takimet e tij dhe qëllimin e vizitës.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendësndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për t’i dhënë mbështetje çuarjes përpara të disa çështjeve urgjente”, ka shkruar ambasada.

Gjithashtu, në postimin e ambasadës janë përmendur edhe ‘sfidat’ aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, por zotohet se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e palëkundur.

“Siç theksoi Zëvendësndihmës Sekretari Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe aktualisht, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, thuhet tutje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →