Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

nga Kaltrina Berila8 shkurt 2020

Nesër ditë zie në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtares së njohur të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ambasada amerikane përmes një postimi në “Twitter” kanë ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët e Kosovës.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada.

Saddened by the death of Nexhmije Pagarusha whose art will be remembered. Condolences to her family, friends and all the #Kosovo artists she has touched.

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 8, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi 9 shkurtin e ka shpallur ditë zie në Kosovë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

Pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →