Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Albini bërtiste “shko Hashim”, Canaj: Nuk e besoj që ka shku deri në atë çmenduri të publikoj dokument falso

nga Gentrita Xhemajli5 nëntor 2025
“Albini bërtiste “shko Hashim”, Canaj: Nuk e besoj që ka shku deri në atë çmenduri të publikoj dokument falso

Analisti, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21 tha se nuk besoj që kryetari i VV-së, Albin Kurti ka arritur në çmendurinë që ta publikojë të falsifikuar e cila ka të bëjë me çështjen e ish krerëve të UÇK-së.

Ai kujtoi një moment kur Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës kishte bërtitur me fjalët “Shko Hashim”.

“Deri sa ne po flasim, mua po më kujtohet veq një skenë në Kuvendin e Kosovës kur Albin Kurti dilte dhe bërtiste “Shko Hashim”, tjetra ne po flasim për Albin Kurtin i cili ministre të jashtme e ka bërë Donika Gërvallën që vet është deklaru që ka bashkëpunu me Hagën. E treta po flasim për Albin Kurtin i cili kryetar të parlamentit e ka bërë Dimal Bashën edhe tash qyky Albin Kurti me krejt këto sot na publikon një letër, apsulitikisht nuk po them që nuk e ka dërgu përshkak se nuk e besoj që aj ka dalë deri në atë çmenduri që ta publikojë një dokument falso apo të falsifikuara”, tha Canaj. /RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →