Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Albin Kurti tregon planin për ç’kapjen e shtetit

nga B.K9 qershor 2017

“Prokurorët dhe gjykatësit duhet të shtohen për nga numri”

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tregoi se ç‘kapja e shtetit do të bëhet duke e çliruar gjyqësorin dhe prokurorinë nga ekzekutivi. Këto komente ai i bëri në një intervistë në emisioni “DebatPërnime” .

“Prokurorët dhe gjykatësit duhet të shtohen për nga numri dhe gjithashtu duhet të shtohet numri i truprojave dhe i xhipave të blinduar për ta, duhet të shtohet numri i bashkëpunëtorëve profesionistë, duhet të shtohen trajnimet për ta dhe nuk është në rregull që një prokuror t’i ketë katër seanca gjyqësore në ditë e të mos i kuptojë mirë as lëndët e veta. Gjithashtu duhet ta kemi procesin e Vetingut nëpërmjet një ligji të veçantë, vlerësim i hollësishëm për prokurorët dhe gjykatësit edhe për ligjin antimafia”, tha Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →