RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Alarmi për bombë del të jetë i rremë

nga Venera Grabanica12 nëntor 2025
​Alarmi për bombë del të jetë i rremë

Një alarm për bombë sot në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovë ka dalë të jetë hiq më shumë se i rremë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress, se gjatë kontrollit të vendin e dyshuar për mjet shpërthyes policia nuk ka gjetur asgjë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia është vënë në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme.

Ahmeti ka thënë se policia ka pranuar informatën rreth orës 14:30 dhe menjëherë pas konfirmimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →