Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aktivisti Muqolli kërkon që kryparlamentare të zgjedhet Saranda Bogujevci

nga Kaltrina Berila9 qershor 2025
Aktivisti Muqolli kërkon që kryparlamentare të zgjedhet Saranda Bogujevci

Para fillimit të seancës konstituive, qytetari Fatmir Muçolli po qëndron para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai po kërkon nga deputetët që deputetja Saranda Bogujevci të zgjedhet kryeparlamentare.

Ky qytetar po mban në duar një letër ku shkruan “Lutje që znj.Bogujevci të bëhet kryeparlamentare”.

“Unë kam hulumtuar gjatë edhe jam munduar ta gjej një person i cili do ta përfaqësonte sa më mirë edhe vlerat e UÇK-së edhe vlerat njerëzore, humane. Dhe unë besoj që Saranda Bogujevci është njeriu i qëlluar që do t’i plotëson ato kërkesat që populli ynë i donë. Një figurë që e ka përjetuar këtë masakër, edhe në skenën ndërkombëtare do të jetë shumë e pranueshme. Prandaj, i bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve të parlamentit të Kosovës që t’i përgjigjen ftesës që të bëjmë diçka që Saranda të jetë dhe të zhbllokohet ngërçi politik”, tha ai.

Deputetët sot mblidhen për herë të 29-të, ku do të tentohet konstituimi i plotë i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës./kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →