Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë

nga Venera Grabanica4 dhjetor 2022
Aksion kundër taksive ilegale në Prishtinë

Sot në Prishtinë po zhvillohet një aksion kundër taksive ilegale në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka njoftuar se përveç problemeve që këto taksi shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin gjithashtu edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.

“Drejtoria e Inspektoratit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →