RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident trafiku, dy persona dërgohen në spital

nga Kaltrina Berila22 shtator 2021

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe motoçiklete ka ndodhur sonte në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:40 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij)kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →