Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksident në Makoc të Prishtinës, ndërron jetë një person

nga Gentrita Xhemajli16 shtator 2025
Aksident në Makoc të Prishtinës, ndërron jetë një person

Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makoc të Prishtinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. INFORMACION SHTESË. Sot rreth orës 14:40, nga QKUK, jemi njoftuar se personi i lënduar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →