🇽🇰 Kosova
Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar
nga Gentrita Xhemajli15 shtator 2025
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot mes tri veturave në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:30.
Ajo shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media











