Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të vdekur

nga B G27 mars 2024
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Gjermani.

Mediat gjermane po raportojnë për 5 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën A9 në Saksoni. Të mërkurën në mëngjes, një autobus me 53 pasagjerë dhe dy shoferë u përplas pranë Lajpcigut. Pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë”, raporton Bild.

Vdekjen e personave e ka konfirmuar policia.

“Pesë persona vdiqën në aksident,” konfirmoi zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe (46) për BILD. Situata në vend ka qenë fillimisht konfuze. Sipas policisë, të lënduarit tani janë nën kujdesje dhe po përgatitet rikuperimi i autobusit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →