Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK: Vazhdon targetimi dhe sulmet e Vetëvendosjes kundër medieve

nga RTV21 Portal23 korrik 2024
AGK: Vazhdon targetimi dhe sulmet e Vetëvendosjes kundër medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë se zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka vazhduar këtë mëngjes sulmet e partisë qeverisëse kundër gazetarëve, medieve dhe AGK-së.

“Mihali ka kërkuar hetime ndaj medieve të Kosovës për pretendimet e gazetës boshnjake, që sipas saj, “është një gazetë investigative, dhe nuk është një gazetë regjimesh”. Mihali gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se “Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë”. Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”, ka shkruar AGK në “Facebook”.

Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →