Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK dënon sulmin e Hardinajt ndaj mediave dhe gazetarëve

nga Kaltrina Berila8 prill 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin e Ramush Haradinajt ndaj mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
“Kryetari i AAK-së njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur ‘mercenarë’ dhe ‘të shitur’, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “’kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës’”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Një gjuhë e tillë, sipas AGK-së është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

Të premten, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka demantuar lajmet se ai do të jetë president i Shqipërisë duke i quajtur shpifje “nga gazetarë të shitur e mercenarë të mediave”.
“Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”, kishte shkruar Haradinaj./2Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →