Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

AGK: Deklaratat e Kurtit përpjekje serioze dhe e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e mediave

nga Venera Grabanica10 maj 2025
AGK: Deklaratat e Kurtit përpjekje serioze dhe e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka cilësuar ‘‘për keqardhje’’ deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me raportin e Reporterëve pa Kufij, duke thënë se Kurti s’i ka adresuar gjetjet e raportit, po i ka fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin e 99.

AGK në reagimin e saj ka thënë se deklarimi i Kurti ku ai ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare.

”Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij”, thuhet tutje në reagim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →