E ardhmja e Gianluigi Donnarumma-s te Paris Saint-Germain (PSG) është aktualisht e pasigurt, me Interin që ka shprehur interes për ta sjellë portierin italian në Itali.
Kontrata e Donnarumma-s me PSG-në zgjat deri në qershor 2026, por bisedimet për rinovim janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën, derisa ‘Spoertmediast’ sot ka raportur se agjenti i tij eshte parë në zyret e Interit.
PSG heziton t’i plotësojë kërkesën e Donnarumma-s për një pagë vjetore prej 10 milionë euro, çka ka shtuar spekulimet se ai mund të largohet.
Interi e sheh këtë situatë si një mundësi për ta kthyer Donnarummën në Serie A: Klubi ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e tij dhe po shqyrton një lëvizje, sidomos nëse ai bëhet i disponueshëm si lojtar i lirë.
Portieri aktual i Interit, Yann Sommer, është nën kontratë, por klubi po mendon për zgjidhje afatgjata.
Agjenti i Donnarumma-s, Enzo Raiola, ka thënë për zërat që e lidhin me Interin:
“Nuk po përjashtojmë asgjë për momentin.”
Ai ka shtuar se Donnarumma ka marrëdhënie të mira me disa lojtarë të Interit, gjë që mund të ndikojë në vendimin e tij.
Përveç Interit, edhe klube të tjera të mëdha europiane, si Manchester City, Juventus dhe Bayern Munich, janë të interesuara për Donnarummën.










