Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku viziton Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit: Kulturës e artit do t’i japim vend meritor

nga Kaltrina Berila2 nëntor 2024
Abdixhiku viziton Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit: Kulturës e artit do t’i japim vend meritor

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në mëngjes bashkë me bashkëshorten e tij tha se ka vizituar Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit, ku janë pritur nga djali i tij, Drini.

Abdixhiku për Mulliqin tha se nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj.

“Këtë mëngjes, bashkë me Albinën ecëm nëpër kujtimet e mjeshtrit të madh Luan Mulliqi gjatë vizitës që patëm në Rezidencën Artistike të Mulliqit, ku i mirëpritëm nga djali i tij, Drini. Ishte inspiruese të qëndroj përballë veprave të tij monumentale dhe të reflektoj mbi trashëgiminë e pashlyeshme që na ka lënë artisti dhe akademiku ynë i shquar. Luan Mulliqi nuk ishte vetëm një skulptor e piktor i madh, por një udhërrëfyes për brezat e rinj të artistëve, dhe promovues i pashoq i kulturës sonë kombëtare”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku tha se e përgëzon familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në themelimin e këtij Fondacioni i cili do të sigurojë që pasioni, “vizioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të vazhdojnë të frymëzojnë dhe të përjetësohen në brezat që do vijnë”.

Nga aty, Abdixhiku bëri një zotim se kulturës dhe artit “do t’i japim vend meritor”.

“Me Sibelin, dhe Rrugën e Re, kulturës e artit do t’i japim vend meritor; si në kultivimin e identitetit tonë shtetar, ashtu dhe ndërtimin e hapësirave fizike infrastrukturore, ku veprat si këto dhe të tjera plot, gjejnë kurreshtjen dhe mahnitjen e brezave që vijnë!”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →