Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së, flasin për zgjedhjet

nga B G10 shtator 2024
Abdixhiku takohet me shefin e ri të Zyrës së BE-së, flasin për zgjedhjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.

Siç bëhet e ditur në “Facebook”, Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav “lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillime të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik ‘Rruga e Re’.

Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku e ka falënderuar Orav për “bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →