Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

nga Gentrita Xhemajli17 janar 2026
Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë Smajl Hajdaraj mbetet mbetët një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi.

Në 24 vjetorin e vrasjes së Hajdaraj, Abxhiku ka thënë se moszbardhja e rastit e bënë dhimbjen më të madhe.

“Sot përulemi me respekt para figurës së patriotit, veprimtarit, intelektualit, deputetit, luftëtarit të paepur dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova – Smajl Hajdaraj. Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Patriot i orëve më të vështira, veprimtar i palëkundur i lëvizjes pavarësiste, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputet i lirisë, ai mishëroi idealin e sakrificës për atdheun”, ka thënë Abdixhiku.

Smajl Hajdaraj u vra më 17 janar 2002.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →