Abdixhiku: Po kthehemi prapa, e vendi nuk po përparon për teke të Kurtit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbrëmë në emisionin “Click” në RTV21 foli edhe për dakordimin e Qeverisë së Kosovës me BE-në për shtensionim të situatës në veri.
Ai tha se veprimi i Qeverisë është një kthim prapa dhe vendi nuk po përparon.
“Pra po kthehimi prapa në pozicione politike por vendi nuk po përparon. Meqenëse po humbim kohë dhe miq”, tha Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ka akuzuar po ashtu Kurtin se “vetëm për teket e tij ka destabilizuar veriun e vendit”.
“Ka trazuar veriun, si pasojë e gabimeve të Kurtit janë rrahur shumë gazetarë, janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, aleatët i kanë vendosur sanksione Kosovës dhe gjithçka përsëri do kthehet në pikën zero. Do të organizohen zgjedhjet në veri dhe në komuna do të kthehen sërish kryetarët serbë”, tha Abdixhiku./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA











