Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: Me Rugovën nisi rrugëtimi inititucional për Liri, Pavarësi e Demokraci

nga Egzona Mehmeti24 maj 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në Ditën e Presidentit ka vizituar ”Shtëpinë e Pavarësisë”.

Abdixhiku ka thënë se pikërisht me 24 maj të vitit 1992, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës, ku Ibrahim Rugova u zgjodh Presidenti i parë i Kosovës dhe sipas tij kështu nisi rrugëtimi institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.

”Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Kreu i LDK-së ka thënë se në ”Shtëpinë e Pavarësisë” njeri gjen jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që e përcaktoi të ardhmën mbarë e mirë, por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në Kosovë.

”Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”, është shprehur Abdixhiku./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →