Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, flasin për zgjedhjet

nga Venera Grabanica20 mars 2024
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, flasin për zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me kryetarët e degëve me të cilët ka diskutuar për kalendarin e takimeve në Kosovë dhe në mërgatë, përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listën e deputetëve.

“Mobilizimi ynë po merr formë. Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë; përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listen e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndanë vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka goditur me disa fjalë Kurtin. Ai ka thënë se “të gjendur përballë perdes së popullizmit dhe propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë”, Kosova dhe populli i saj po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë, që sipas tij kanë zbrazur dhe mbyllur Kosovën.

“Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë. Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën. Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën”, ka thë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se në një “fat të tillë politik” aktivizmi individual e i përbashkët është domosdoshmëri, derisa ka shtuar se LDK është gati me program, ide, njerëz profesionist dhe organizim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →