🇽🇰 Kosova
Abbott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale
nga Venera Grabanica29 maj 2023
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve në veri të Kosovës i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme
Në Twitter, Abbott ka shkruar se duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet.
“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Abbott./21Media











