Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Abbott: Dita e Pavarësisë mundësi për të reflektuar mbi sakrificën e së kaluarës

nga Kaltrina Berila17 shkurt 2021

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar Kosovën në 13-vjetorin e pavarësisë.

Abbott në urimin e tij ka shkruar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës.

Ambasadori Abbott thotë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë Kosovës.

“Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar ai./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →