Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

748 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

nga Venera Grabanica19 maj 2021

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 748 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur për një vdekje dhe 64 raste të reja pozitive me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →