Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

7 të vdekur pas shembjes së akullnajës në Alpet veriore të Italisë

nga Xh.D4 korrik 2022

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi u kapën nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Aplet Veriore italiane.
Nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime gjithashtu.
Mediat lokale kanë bërë të ditur se tre nga viktimat e identifikuara ishin italianë, duke përfshirë një udhërrëfyes e përvojë që drejtonte një grup alpinistësh.
Një nga viktimat ishte nga Çekia.
Mes të zhdukurve dyshohet se janë disa italianë, tre rumunë, një me kombësi franceze, një tjetër nga Austria dhe katër nga Çekia.
Dy nga të lënduarit janë gjermanë, e sipas mediave atje, njëri nga ta ka qenë i lënduar rëndë, sa ishte e vështirë të identifikohej./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →