Katër persona janë vrarë pas sulmeve dhe bombardimeve me raketa ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore dhe 11 të tjerë janë plagosur, tha të dielën kreu i administratës ushtarake të rajonit, Pavlo Kyrylenko.
Shërbimet e urgjencës shpëtuan nëntë persona nga një ndërtesë pesëkatëshe që u shkatërrua nga sulmi, postoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Telegram.
Katër ndërtesa të larta dhe një kopsht fëmijësh u dëmtuan pas dy sulmeve me raketa në qytetin e Druzhkivka, shkroi Kyrylenko në Telegram, duke shtuar në një përditësim të dielën, se disa shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan nga bombardimet diku tjetër në rajon.
Kyrylenko u ka kërkuar banorëve të largohen nga zona, duke e quajtur atë një “çështje jete a vdekjeje”./21Media










