Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

3 të vrarë e 34 të plagosur pas sulmit në Kharkiv

nga Xh.D17 prill 2022

Një shpërthim në Kharkiv vrau tre persona dhe plagosi 34 të tjerë, sipas kryebashkiakut të qytetit Ihor Terekhov.
Qyteti u godit nga një sulm raketor të shtunën dhe një kuzhinë e ngritur nga World Central Kitchen u shkatërrua gjithashtu.
World Central Kitchen drejtohet nga kuzhinieri i famshëm Jose Andreas për të krijuar sisteme ushqimi në zonat e fatkeqësive dhe të luftës.
Andres shkroi në Twitter se anëtarët e stafit të OJQ-së ishin të tronditur, por të sigurt.
Organizata shtoi se tani ka arritur në 30 qytete në të gjithë vendin, duke ofruar gati 300,000 vakte në ditë.
Andres tha se sulmi në Kharkiv tregon se “të japësh ushqim në mes të një lufte të pakuptimtë është një akt guximi, qëndrueshmërie dhe rezistence” dhe se kuzhinierët e grupit të tij do të vazhdojnë të gatuajnë për Ukrainën. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →