Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

3 persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë

nga Kaltrina Berila22 tetor 2023
3 persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se ka marrë tri raportime për persona të zhdukur.

Një rast është raportuar në Pejë, një në Gjakovë e një në Leposaviq. Policia ka njoftuar se po i heton rastet.

Në Pejë një grua ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia të premten dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Në Gjakovë një burrë ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia të enjten dhe nuk është kthyer më.

E në Leposaviq një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia të shtunën rreth orës 5 të mëngjesit dhe se nuk është kthyer më.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →