Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

“295 milionë euro projekte të bllokuara”, Hoti: Strategjia e Kurtit në dialog solli edhe masa ndëshkuese, edhe Asociacionin Reporteri

nga B G22 nëntor 2023
“295 milionë euro projekte të bllokuara”, Hoti: Strategjia e Kurtit në dialog solli edhe masa ndëshkuese, edhe Asociacionin Reporteri

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

Sipas Hotit, përkundër kësaj Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

“Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit. “, ka shkruar ai në Facebook

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka rënditur disa projekte për të cilat thottë se janë bollkuar

• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
• 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
• 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
• 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
• 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
• 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
• 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
• 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
• 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
• 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
• 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
• 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →