Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kuvendi hapi dyert për herë të parë pas trazirave në Maqedoni

nga RTV211 maj 2017

Dita e parë e Talat Xhaferit në postin e ri

Pas trazirave të shumta që ndodhën në Maqedoni, kuvendi maqedonas ka hapur dyert për herë të parë. Me këtë rast edhe u shënua dita e parë e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhafer.

Kryetari i ri i  Kuvendit, Talat Xhaferi u takua me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euro Azinë, Hojt Brajan Ji.

Në anën tjetër zyrtari i lartë amerikan pati takim edhe me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov ndërsa pritet të takohet edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →